Psikologjia e Suksesit, Si ta zhvilloni mjeshtërinë e oratorisë apo si ta fitoni vetbesimin

Psikologjia e Suksesit, Si ta zhvilloni mjeshtërinë e oratorisë apo si ta fitoni vetbesimin

Author: Dale Carnegie

Language: Albanian

Published: July 22 2019

Libri i tretë në mënyrë tematike e përmbledh problematikën me të cilën merret kjo trilogji dhe me udhëzimet e tij na drejton kah piedestalet e përsosmërisë individuale, deri te arritja e vetëbesimit dhe përfitimit të mjeshtërisë së oratorisë.

Kjo niset nga këndvështrimi se çdo veprimtari njerëzore është një lloj i komunikimit. Autori e paraqet mjeshtërinë e oratorisë dhe paraqitjen para audiencës si parakusht i pashmangshëm në rrugën drejt emancipimit të shoqërisë, qoftë edhe të personalitetit.

Qasja, metodat dhe ushtrimet, të cilat Dale Carnegie i ka shfrytëzuar në kurset e tij të njohura, janë të pasqyruar në librin e tretë, i cili me dy vëllimet paraprake paraqet një përmbledhje informative interesante.